Bildt: Vonesa për Shqipërinë, "teknike"
Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, tha se procedurat e komplikuara të shqyrtimit të kërkesave të vendeve të ndryshme, sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës, kanë bërë që aplikimi i Shqipërisë të mos jetë konsideruar ende nga BE-ja.
"E vetmja vonesë këtu ka qenë për faktin se parlamenti gjerman nuk është mbledhur ende dhe sipas kushteve të Traktatit të Lisbonës ne kemi procedura më të komplikuar - konsultimin e parlamenteve në disa vende, përfshirë edhe vendin tim (Suedia), megjithëse ne nuk kemi pasur zgjedhje kohët e fundit, por gjermanët kanë pasur zgjedhje kohët e fundit", tha Bildt. "Pra, është thjesht çështje teknike dhe nuk është politike," vuri në dukje ai. (BBC/start)