E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten ne Mat tre pjestare te se njejtes familje. Ne pranga autoret

Vetëm pak orë nga ngjarja tragjike e një nate më parë, kur tre persona të së njëjtës familje u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, policia e qarkut të Dibrës arrestoi autorët e ngjarjes. Ata janë vëllezërit Dashamir, Valter e Durim Barçi, kushërinj të parë të viktimave, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes së shtetasit Shaqir Barçi, bashkëshortessë tij Hamide Barçi dhe djalit Ylber Barçi, si dhe plagosjen e dy djemve të tjerë të familjes të moshës 18 dhe 16- vjeç. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së shtunës në fshatin Frankth të komunës Komsi në rrethin e Matit. Dyshohet se shkaku i vrasjeve ka qënë një konflikt pronësie mes pjesëtarëve të familjes së Shaqir Barçit dhe asaj të Hajredin Barçit. 

Autorët e krimit u arrestuan në mal, rreth orës 2:00 të mengjesit. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi dy automatkë e një armë gjahu.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 gusht 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›