Zjarri ne Peshkepine e poshtme dy ne pranga. Ne kerkim nje i trete
Policia e Gjirokastrës arreston dy persona dhe shpall në kërkim një të tretë, pasi dyshon se ata janë përgjegjës për vënien e zjarrit që përfshiu një ditë më parë disa hektarë kullota në fshatin Peshkëpi e Poshtme. Policia bëri të ditur se janë vënë nën pranga shtetasit Jorgo Bodini dhe Krista Bakulla ndërsa i kërkuar është shtetasi Thoma Bakulla. Zjarri i rënë pasditen e së dielës rrezikoi jo pak jetën e banorëve të këtij fshati, të cilët së bashku me zjarrëfikësit dhe struktura të tjera të policisë, luftuan me flakët për orë të tëra.
Zjarri fillimisht përfshiu kullotat dhe ullishtet e më pas i favorizuar nga era u përhap deri pranë shtëpive të fshatit. Policia e Gjirokastrës njofton gjithashtu se është arrestuar edhe një shtetas me inicialet A.K. i cili dyshohet për zjarrvënien e disa ditëve më parë në pikën turistike të Viroit, ku u dogjën të tjera hektarë pyje, përfshirë edhe kurorën e gjelbër të parkut.
Në qarkun e Gjirokastrës gjatë gjithë sezonit veror janë evidentuar 37 raste zjarri, prej të cilëve 11 raste janë aksidentale, 16 raste nga pakujdesia, dhe 10 raste kanë qenë zjarre të qëllimshme.
Policia njofton se për këto zjarre janë arrestuar 6 shtetas si autorë të zjarrvënies me qëllim, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 16 shtetas të tjerë si autorë të zjarrvënies nga pakujdesia.
Për të gjitha rastet e zjarrit janë angazhuar rreth 200 punonjës policie dhe 25 automjete të policisë.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 gusht 2011 )