E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Kajro me dhjetera viktima nga perplasjet ne shesh

Me dhjetëra të vdekur është bilanci tragjik i një dite tjetër protestash në Kajro. Kësaj here kanë qenë mbështetësit e ish presidentit Morsi të cilët janë përplasur me forcat epolicisë.
Pamjet që vijnë nga sheahi ku prej kohësh mbështetësit e vëllazërisë muslimane protestojnë janë tragjike.
Në shesh ëshët ndërtuar dhe nëjspital kampi ku mjekohen të plagosurit.
Mjekët u kërkojnë kameramanëve që të filmojnë për të dokumentuar atë që po ndodh.
Një nga liderët e Vëllazërisë Myslimane shprehet se protesta ka si qëllim mbrojtjen e demokracisë pas grushtit të shtetit të datës 13 korrik.
Agjencia zyrtare e lajmeve ka konfirmuar se shifra e viktimave deri tani është mbi 60 në Kajro.
Tensioni në vend ëshët ende i lartë dhe pse protesutesit synonin një manifestim paqësor. Tashmë janë dy palët që mbështesin presidentin Morsi, Vëllazëria Myslimane dhe ata që mendojnë se po kërcënohet islami në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›