Vriten tre ushtarë italianë
Ministria italiane e Mbrojtjes tha se tre ushtarë të NATO-s kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Afganistan.
Zyrtarët thanë se automjeti i tyre është përmbysur, ku edhe kanë gjetur vdekjen, ndërsa po kalonin një lum në provincën Herat.
Ministria e Mbrojtjes tha se ata po përpiqeshin që të shpëtonin një njësi tjetër “që ishte bllokuar për shkak të kushteve të vështira të motit”.
Raportohet për një ushtar tjetër të plagosur.
Italia ka 3800 ushtarë në Afganistan si pjesë e misionit të NATO-s.
Deri më tani 47 ushtarë italianë ose janë vrarë, ose kanë vdekur në aksidentet rrugore në këtë vend.