Assange në episodin e 500-të të serialit "The Simpsons"

Seriali i animuar, i njohur gjithandej në botë “The Simpsons” ka shënuar transmetimin e episodit të 500-të të tij.
Episodi i shfaqur të shtunën mbrëma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati si mysafir themeluesin kontravers të Wikileaks-it Juliane Assange.
Producentët e “The Simpsons” thanë se Assange që ndodhet nën arrest shtëpiak në Britani duke luftuar ndaj ekstradimit në Suedi ku kërkohet për krime seksuale e ka regjistruar zërin e tij për episodin në fjalë përmes telefonit.
Assange është dënuar nga qeveria amerikane se ka publikuar mijëra kabllograme diplomatike amerikane dhe mesazhe ushtarake përmes uebstajit Wikileaks.
Assange iu bashkohet super yjeve të popullarizuar si Majkëll Xhekson, Elizabet Tejlor, themeluesit të “Playboy”-it, Hju Hefner dhe ish kryeministrit britanik Toni Bler zëri i të cilëve po ashtu është përdorur në episodët e serialit të njohur.