E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet kosovari në Hamburg, plagoset 31 vjeçarja

Një shqiptar i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një 31 vjeçare u plagos rëndë në një atentat nga një bandë e armatosur, një pjesë e të cilëve ishin me maska. Policia thotë se ka arrestuar katër persona, ku tre prej tyre rezulton të jenë shtetas serbë.

Ngjarja ndodhi në Café Keese, një lokal në zonën Saint Pauli në  Hamburg, ku personat e armatosur hynë dhunshëm në lokal dhe hapën zjarr ndërsa përdorën dhe thika.

I vrarë ka mbetur shtetasi shqiptar nga Kosova, Xhevdet H., 44 vjeç, nderkohe qe e plagosura një shqiptare nga Kosova, me të cilën i ndjeri kishte lidhje familjare, Nazlije H., 31 vjeçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›