E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet lideri fetar në Dagestan

Persona të panjohur e të armatosur kanë qëlluar për vdekje liderin fetar, Sirajutdin Khurikski, në Dagestan të Rusisë.

Agjencia Interfaks, duke u mbështetur në hetimet paraprake të ministrisë së brendshme të Dagestanit, raporton se ky lider ishte sulmuar në fshatin Seleni nga tre persona të armatosur.

Viktima ishte i njohur në rajon si sheik dhe vlerësohet se i kishte disa mijëra mbështetës.

Në rajonin rus të Kaukazit Verior, pothuajse çdo ditë ndodhin të shtëna dhe sulme me bomba, për të cilat zyrtarët fajësojnë kriminelët lokalë dhe islamistët e lidhur me Çeçeninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›