E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia gati të ndihmojë Eurozonën

Pas Kinës edhe Rusia ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur vendet e Eurozonës, por vetëm nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Këshilltari ekonomik i Kremlinit, Arkadi Dvorkovic, deklaroi në një intervistë se  Rusia kërkon të marrë pjesë në mekanizmat e stabilizimit nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ai theksoi gjithashtu se Moska nuk ka si qëllim të blejë detyrimet e borxheve të disa vendeve.

Rusia i ka të gjitha shanset për arritjen e rritjes ekonomike deri në 6 për qind në vit. FMN-ja parashikon gjithashtu rritjen e PBB-së së Rusisë në vitin 2011 deri në 4.3 për qind.

Inflacioni në Rusi mund të stabilizohet në një perspektivë afat-mesme në nivelin 3-4 për qind në vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›