Helikopteri mbi vilën e Bamir Topit, gjenerali: Të pezullohet komandanti
TIRANE - Sokol Çunaj, Komandant i Bazës Ajrore Farkë, vazhdon të kryejë detyrën e tij normalisht, pavarësisht se Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, ka urdhëruar pezullimin e tij nga fluturimi. Kjo për faktin, se në shkelje të hapur të ligjit, Çunaj urdhëroi ngritjen nga baza e Farkës të helikopterit AB-205, në bordin e të cilit udhëtuan drejt Lezhës edhe katër civilë, të cilët nuk kishin leje nga Ministri i Mbrojtjes apo Komandanti i Forcës Ajrore dhe në kthim ky helikopter fluturoi në lartësi shumë të ulët mbi vilën e ish-presidentit Bamir Topi, që konsiderohet objekt i rëndësisë së veçantë. Në shkresën e Spirollarit, të cilën “Gazeta Shqiptare” disponon thuhet; Kolonel Sokol Çunaj, me detyrë komandant i Bazës Ajrore Farkë, i jepet masa e pezullimit nga fluturimi deri në një urdhër të dytë. Në pikën 2 të urdhrit thuhet se; përgjigjet për zbatimin e urdhrit shefi i degës së sigurisë së fluturimit dhe dega e personelit. Ndërsa në pikën 3; ndjek zbatimin e urdhrit zv.komandanti i Forcës Ajrore. Por, pavarësisht kësaj mase kolonel Çunaj vijon të kryejë punën e tij normalisht. I kontaktuar nga “GSH”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Leitant Xhemal Gjunkshi u shpreh se “nuk jam personi kompetent për të dhënë një përgjigje të tillë”, duke refuzuar të jepte shpjegime të mëtejshme, për faktet e ngjarjes, që mund të konsiderohet një skandal.
Fluturimi i paligjshëm
Me urdhër të komandantit të Bazës Ajrore të Farkës, më datë 10 mars 2013, nga Baza Ajrore e Farkës është ngritur një helikopter AB-205, në të cilin veç personelit ushtarak në bord kanë udhëtuar dhe katër persona civilë, të cilët jo vetëm nuk kanë patur dokumente identifikimi, por as leje për të fluturuar. Helikopteri ka fluturuar në drejtim të Lezhës, pa leje të Komandantit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Dhori Spirollari dhe për disa orë ka ndërprerë çdo komunikim dhe në kundërshtim me rregulloren e fluturimit është fikur për 12 minuta. Historia brenda së cilës fshihen jo pak mistere, pasi ende nuk janë zbardhur shkaqet përse u ngrit helikopteri dhe kush ishin civilët që fluturuan drejt Lezhës, nuk do të kishte dalë në dritë nëse në kthim nuk do të kishte fluturuar në lartësi shumë të ulët mbi vilën e ish-presidentit të Republikës, Bamir Topi, duke vënë në këtë mënyrë në alarm strukturat e Gardës së Republikës, që kërkuan shpjegime rreth këtij fakti. Pas kontrollit të ushtruar me urdhër të Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, ky i fundit urdhëroi pezullim fluturimi të Komandantit të Bazës së Farkës. Ndërkohë, zyrtarë të lartë të prokurorisë, mohuan të ketë nisur ndonjë hetim për rastin në fjalë, duke e argumentuar këtë me faktin se nuk ka patur asnjë referim materiali nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)