E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet në atentat ish-boksieri Adrian Levanti, të dyshuar dy persona

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Vritet në atentat ish-boksieri, Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet, pak pas mesnatës, duke u gdhirë dita e premt.

Sipas policisë Levanti është ndjekur nga autorët e vrasjes dhe është qëlluar për vdekje në sheshpushimin e katit të  shtatë të pallatit ku banonte. I riu banonte në katin e dytë, por u detyrua të ngjitej në katin e sipërm në përpjekje për tu shpëtuar vrasësve. Policia ka ngritur disa pista për zbardhjen e ngjarjes, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje. Pak ditë më parë vëllai i viktimës ka plagosur një person. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.

Policia ka shoqëruar dhjetëra dëshmitare dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona që mund ti kenë kryer atentat ish-boksierit.

26 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Vritet në atentat ish-boksieri Adrian Levanti, të dyshuar dy persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›