Vritet me thikë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është vrarë me thikë mbrëmjen e sotme në një fshat të Kukësit. Lajmi u bë i ditur nga policia locale e cila tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Orshek, Komuna Zapod, në orët e mbrëmjes.
Viktima e krimit mësohet se është shtetasi Elvis Memishaj, 29 vjeç, i cili është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga burimet e policisë lokale njoftohet se një grup i gatshëmë shtë nisur drejt vendit të ngjarjes porse nuk ka ende të dhëna për autorin e krimit.
Nga te dhenat e deritanishme njoftohet se viktima eshte qelluar me thike dhe eshte nisur ne gjendje te rende drejt spitalit rajonal por gjate rruges ka humbur jeten pasi nuk u mbijeto idot plageve te marra./Indeksonline/