Vritet me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij ish-kryebashkiaku italian

Ish kryebashkiaku i Corte Palasio, Pierangelo Repanati është vrarë në shtëpinë e tij, ku persona ende të panjohur i kanë prerë fytin me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 qershorit pak pasi kishte kaluar ora 22.00.
57-vjeçari ka qenë në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio, ku fqinjët dëgjuan ulërimat dhe britmat për ndihmë. Pasi shkuan pranë banesës së tij gjetën trupin e pajetë të ish kryebashkiakut, njëherësh edhe gazetar të pajetë.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por hetuesit mendojnë se persona mund të kenë hyrë për të grabitur shtëpinë e tij dhe në momentin që janë parë nga ish kryebashkiaku e kanë vrarë atë.
Pierangelo Repanati nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë në Corte Palasio, ndërsa profesioni i tij ishte gazetar.
/rtsh.al/