Vritet me thike nje person ne Rrugen Don Bosko

Vritet me thikë një person në Rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Sipas policisë viktima është, Arbër Mitro rreth 26 vjeç. 26-vjeçari Arbër Mitro ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Policia e Tiranës ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur pas një konflikti. Ndërsa autori i ngjarjes, 31 vjeçari, Elton Bajraktari, u vetëdorëzua në polici.