Gratë demokrate zgjedhin strukturat në Korçë

Në postin e Kryetares së LDG, rikonfirmohet Ledina Aliolli, e cila është edhe deputete e PD-së, qarku Korçë.
Punimet e Kuvendit të LDG-së, i ndoqi nga afër edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ministër i Financave dhe Kryesues i listës së deputetëve të qarkut Korçë, Ritvan Bode, i cili
vlerësoi aktivizimin e LDG-së në proceset integruese të vendit dhe theksoi se duhet një tolerancë më e madhe për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë dhe konfirmimin e tyre edhe në poste të larta drejtuese.
Kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi, deklaroi se pjesëmarrja e gruas në politikë dhe vendimmarrje ka rritur performancën e vendit në proceset integruese. Në këtë proces , theksoi znj. Vokshi një rëndësi të vecantë ka miratimi i Ligjit për Barazinë Gjinore, ku përcaktohet kuota 30% e përfaqësimit të gruas në të gjitha nivelet vendimmarrëse.
Ajo deklaroi gjithashtu, se Partia Demokratike e ka sanksionuar edhe në statut këtë kuotë përfaqësimi, duke mundësuar dyfishimin e numrit të deputeteve gra në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që kundërshtarët politikë në kampin e socialistëve, bëjnë fushatë demagogjike për faktorizimin e gruas. Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë numëron mbi 15 mijë anëtare. /Start/
2011-12-25 16:59