E Diel, 1 Nëntor 2026

ifti i shqyer trajtimi grotesk i jetes se nje cifti te martuar

Tirane 30 Nentor 2010 NOA - Historia e nje cifti te martuar e trajtuar ne menyre groteske eshte ne qender te komedise ifti i shqyer qe eshte shfaqur se fundmi ne Teatrin e Metropolit.

E shkruar nga dramaturgu italian Dario Fo pjesa eshte vene ne skene me regjine e Julia Sinanit e Armela Demaj si dhe nen interpretimin e Klodjana Kecos dhe Ledjon Zoit.

Ne tri shfaqjet e para te saj drama eshte pritur mjaft mire nga spektatori kryeqytetas pjesemarrja e te cilit ka qene e konsiderueshme ne sallen ehov te Teatrit te Metropolit.

Drama eshte nder te tjera edhe nje refleksion mbi gjendjen aktuale te institucionit te familjes.

Kjo shfaqje synoi ta coje spektatorin ne nje tjeter hapesire dhe kohe duke sjelle zhvillimin kronologjik te ngjarjeve brenda ciftit.

Gjithashtu dhuron momente gazmore e mesazhe shume reale mbi familjen dhe dashurine.

Gruaja eshte nje femer ne depresion e cila ka tentuar disa here vetevrasjen e zhgenjyer nga tradhtite e vijueshme te se shoqit.

Nga ana tjeter burri eshte ne nje perpjekje te perhershme per ta paraqitur kete menyre jetese si dicka normale.

Ai pretendon se cifti i hapur eshte nje domosdoshmeri e kohes ku secili nga partneret nuk eshte i detyruar te jete besnik por duhet te kerkoje shkendija dhe pasione te tjera. Gjithcka shkon mire deri ne momentin kur e shoqja Antonia e pranon kete realitet.

Kur ajo vendos te lidhet me dike tjeter nje profesor inteligjent dhe te pashem gjerat nuk jane me kaq te kendshme per bashkeshortin.

Drama ifti i shqyer do te vijoje te shfaqet ne Teatrin e Metropolit kater here ne jave cdo te enjte te premte te shtune e te diel deri ne fund te muajit dhjetor.

e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›