Vritet ne aksident 32-vjeccedilari

Një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në qytetin e Korçës.
Ngjarja është regjistruar në unazën e qytetit, teksa motori me të cilin udhëtonte viktima është përplasur me automjetin tip "Fiat", me targa “AA 223 FD”. Sipas të dhënave të policisë, viktima është identifikuar me emrin Kristi Bica, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes. Pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, bluzat e bardha nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë 32-vjeçarin. Aksidente rrugoreAksidenti, tre të arrestuar Aksident tragjik me 4 viktima Aksidente në Durrës e Milot, dy të vdekur Pas mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e policisë rrugore kanë arritur në përfundimin se automjeti tip "Fiat" ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore në unazë kur është goditur nga motori në pjesën e pasme të tij. Policia ka konfirmuar se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar motori, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Leonard Memelli, 20 vjeç dhe banues në Maliq. . / Top Channel