E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet nga shoku

Vigan Gërgurin (27) dyshohet se në Bratislavë të Sllovakisë e ka vrarë shoku i tij i ngushtë, Jeton Vokrri. Policia është vënë në kërkim të dorasit, kurse familja e viktimës në Prishtinë, e tronditur nga vrasja e djalit të tyre, thonë se ai u pre në besë nga shoku i tij. Nga Nexhmije Ahmeti më 19 gusht 2011 në ora 08:07

Zia ka pllakosur shtëpinë e Jusuf Gërgurit në Prishtinë. Djali i tyre 27-vjeçar, Vigani u vra në Sllovaki, atje edhe ku jetonte prej vitesh. E mërzia edhe më e madhe për familjarët bëhet kur e dinë se mbi djalin e tyre, shtiu shoku më i ngushtë i tij. Jeton Vokrri dyshohet se e ka vrarë Vigan Gërgurin para një lokali në Bratisllavë të Sllovakisë.

Policia sllovake është vënë në kërkim të Jeton Vokrrit, të dyshuarit nga Podujeva. I dyshuari Vokrri dhe i ndjeri Gërguri, sipas familjarëve të viktimës, kanë qenë shokë të ngushtë ndërmjet vete. Saranda Gërguri, motra e Viganit, rrëfen për Express për lidhjet e vëllait të saj dhe të dyshuarit Vokrri.

Ajo thotë se Vigani dhe Jetoni kanë qenë shokë ndërmjet vete si dhe kanë punuar bashkë. Duke u nisur nga kjo lidhje, Saranda thotë se askujt në familje nuk do t’i kishte shkuar mendja që ai njeri do të kishte plumba për vëllanë e saj. “Ai i ka ndihmu për çdo gjë që ka sot, ndërsa sot m’u çu e m’e vra njerin mas shpine, kjo është e pafalshme”, rrëfen Saranda Gërguri, motra e Viganit të ndjerë.

Për ta përforcuar këtë, ajo tregon se para disa ditësh ka vizituar familjen e tij që jeton në Prishtinë. “Kam qenë me ua uru hyrjen në shtëpi të re”, thotë Saranda.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›