E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Beqaj viziton Maqedoninë

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 18:41

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, ku do të takohet me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini.

Gjatë takimit me homologun e vet nga Maqedonia ministri Beqaj do të bisedojë lidhur me bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit pas ndërmarrjes së masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Ministri Beqaj gjithashtu do të merr pjesë në takimin e bizneseve të dy vendeve të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe Aleanca Kosovare e Biznesit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›