Vritet një 44-vjeçar në Sarandë, plagoset kalimtari

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë, ku është vrarë me armë zjarri një 44-vjeçar, si dhe është plagosur një kalimtar.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 09:55, tek ish-Agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç.
Po ashtu, ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.
/m.m/r.e/