Vritet një 45- vjeçar, dyshohet për hasmëri

Foto Ilustruese
MALLAKASTER- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Poçem të Mallakastrës ku një 45-vjeçar mbeti i vrarë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive hasmërie. Viktima është identifikuar si Asqeri Merkaj. Nga burimet e policisë mësohet se rreth një orë pas ngjarjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Lefter Malaj, 45 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e krimit.