E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhelozia per nje femer sherr mes te rinjsh

TEPELEN- Nje i ri eshte arrestuar per armembajtje pa leje. Ngjarja u regjistrua ne qytetin e Tepelenes pas nje grindjeje te disa te rinjve. Policia deklaron se grindja ka ndodhur per motive te dobeta ndersa i ndaluari eshte 21-vjecari Olti Zeka. Ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Tepelene ka ardhur nje telefonate se ne afersi te Pallatit te Kultures Tepelene disa te rinj po benin sherr me njeri -tjetrin. Menjehere Patrulla e Pergjithshme ka shkuar ne vendngjarje ku dhe ka bere shoqerimin e te dy paleve per veprime te metejshme. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se dy prej shtetasve qe ishin perfshire ne konflikt per motive te dobeta xhelozi per nje femer ne momentin qe ishte njoftuar policia ishin larguar me automjetin tip Audi me targa TP 2530 B dhe dyshohej se ne automjet kishte arme zjarri. Nga ana e Specialisteve per Hetimin dhe Parandalimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Tepelene ne bashkepunim me Patrullen e Pergjithshme te ketij Komisariati si dhe te forcave te tjera te ardhura nga ana e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster u be e mundur kapja e shtetasve Olti Zekaj dhe Erald Alika se bashku me automjetin. Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin e shtetasit Erald Alika rezultoi se ne automjet kishte nje arme zjarri tip Kallashikov ku nga veprimet e para hetimore rezultoi se arma e zjarrit ishte e shokut te tij shtetasit Olti Zeka 21 vjec lindur dhe banues ne Tepelene bejne te ditur burimet zyrtare te policise. Pas arrestimit te 21- vjecarit i cili do perballet me akuzen prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve eshte sekuestruar edhe arma se bashku me karikatorin dhe fisheket.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›