E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuele sot në Kosovë

 Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fuele do të vizitojë sot Kosovën për t’u takuar me liderët kosovarë e për të të biseduar për hapjen e negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi.

Në seancën speciale të Kuvendit të Kosovës, ai pritet të mbajë një fjalim.

Fuele në prishtinë vjen nga Beogradi ku ka theksuar se është e domosdoshme të zbatohet marrëveshja dhe krejt që është dakorduar në dialogun me Prishtinën.

Ai tha se është propozim që çështja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës të trajtohet në kaptinën 35 e cila do të ishte hapur nga fillimi deri në mbarim të negociatave me Serbinë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›