Vritet një polic në Krushevë

Shkup, 8 gusht - Një polic është vrarë herët në mëngjes në Krushevë nga një bashkëqytetar i tij. Sipas të dhënave të para, shkak të vrasjen ishte një zënkë mes policit 39 vjeçar, Kristijan Gjorgjievski dhe autorit të krimit, Pero Galiman. Vrasjes i ka parapri një zënkë verbale në një dasmë në lagjen Gumenje, transmeton Alsat-M.
Zëdhënësi i policisë së Manastirit tha se Galiman ka shtënë me armë zjarri drejt policit të ndjerë, pasi që ky i fundit ishte bërë gati ta sulmonte me sëpatë. Polici është goditur me një plumb në kokë. Nga sektori i Punëve të Brendshme në Manastir thanë se po punohet për ndriçimin e rastit kurse ndaj autorit i krimit do të ngrihet padi penale për vrasje.