Mendimi i GJND-së dhe “diskrecioni” diplomatik i MPJ-së

Në kohën kur shoqëria është pllakosur nga mjerimi, skllavëruar nga pushteti dhe katandisur nga prapambetja, thuajse në të gjitha drejtimet e mundshme, politikanët e Kosovës vazhdojnë të mos ndërmenden për këtë gjendje të papërballueshme dhe njëherazi sfilitëse për popullin tonë. Kjo moskokëçarje, megjithatë, është rrjedhojë e një shpjegimi të qartë dhe të logjikshëm, ngaqë janë pikërisht këta politikanë të cilët e kanë zhytur popullin në një gjendje të këtillë. Më keq se kaq, ata nuk ngurrojnë të bëjnë edhe cilësime të pazakonta për punën e tyre, vlerësime që, në fakt, udhëtojnë dhe lartësohen deri në qiellin e shtatë!
Në vazhdën e autolëvdatave të institucioneve të Kosovës, të proklamuar nga tërë Qeveria Thaçi dhe eksponentët e tij, është edhe Mendimi Këshillëdhënës i GJND-së. Pasi që GJND-ja qartësoi se Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk kishte qenë në disharmoni me të Drejtën Ndërkombëtare, kryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, nuk hezituan të deklaronin edhe më zëshëm se Mendimi në fjalë ishte rezultat dhe produkt i përpjekjeve të palodhshme të institucioneve të Kosovës.
Kjo orvatje lozonjare, e cila po ushqehet çdo ditë nga ana e qeveritarëve tanë, shpërfaq arrogancë të tepruar dhe tallje me qytetarët e Kosovës. Madje, ky Mendim Këshillëdhënës, sipas zv.ministres çitaku, kishte qenë edhe i pritur, por për shkak se “diplomacia kërkon një shkallë diskrecioni”, nëse shprehemi saktësisht sipas fjalëve të saj, kishte qenë e pamundur që t’u tregohej qytetarëve hapur se nuk kanë asnjë arsye për skepse dhe frikëra të panevojshme.
është e vërtetë që në diplomaci është e domosdoshme një shkallë diskrecioni, por jo në nivelin e z. Hyseni dhe znj. Citaku. “Diskrecioni” i tyre kuptohet në çdo detaj të mundshëm, madje edhe për fëmijët e çfarëdo moshe qofshin. Andaj, kjo puna e “diskrecionit” të tyre është pothuaj sikurse mënyra e shtrembëruar e kuptimit të Absurdit tek Kamy. Ngjan shpeshherë që në situata të caktuara qytetarët të thonë “kjo është absurde” dhe, më pastaj, e shpjegojnë në tërësi “Absurdin” dhe, rrjedhimisht, nuk mbetet asgjë absurde! Ndërkaq, Absurdi i Kamy-s është në forcën e tij mohuese, pra ngërthen pamundësinë për ta konceptualizuar apo ndryshuar atë: pavdekshmëria vis a vis vdekshmëria, individualiteti vis a vis sociabiliteti, lumturia vis a vis pikëllimi, e kështu më radhë.
Kështu që, kërkoj publikisht nga ana e tyre që të flasin më shpejt dhe më lirshëm, sepse të folurit e ngadalshëm dhe të aktruarit sikur janë të thelluar në mendime teksa flasin është pjesa më komike, më e neveritshme dhe më e ndyrë e gjithë kësaj loje.
Prandaj, me të drejtë mund të nënvizojmë se Pavarësia e Kosovës, njohjet ndërkombëtare dhe Mendimi Këshillëdhënës nuk janë produkt i përpjekjeve të institucioneve të Kosovës, por rezultat i orientimit dhe pozicionimit tonë të drejtë me Perëndimin, ngase janë pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa nga shtetet e Bashkimit Evropian që duhet të duartrokiten dhe njashtu të falënderohen. Nëse pohojmë që sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk mund t’i atribuohen Ministrisë së Jashtme, atëherë a priori lind pyetja: a kemi, vallë, Politikë të Jashtme?
Ndonëse mishërohem me shqetësimet e shumta të kritikëve dhe opinionistëve të ndryshëm, të cilët e akuzojnë Qeverinë e Kosovës për mungesë të Politikës së Jashtme, prapëseprapë konsideroj se Kosova ka Politikë të Jashtme, por në një kuptim krejtësisht tjetër: është e Jashtme, sepse formulohet, modelohet dhe orkestrohet nga Jashtë. Ndërkaq, nëse e analizojmë në kontekstin e veprimeve institucionale të Kosovës, atëherë më plotë të drejtë themi që, jo vetëm që nuk ka Politikë të Jashtme, por nuk ka as Politikë të Brendshme. Madje-madje, Kosova shquhet për mungesë politike, sepse politika në kuptimin aristotelian nënkupton “veprimtarinë resonable për të mirën e bashkësisë” dhe nuk ka të bëjë aspak me fudullëkun, gënjeshtrën, mashtrimin apo diç tjetër negative për interesin e përgjithshëm. Prandaj, Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë për politikë.