PGJK-ja mbështet privatizimin e PTK-së e KEK-ut

Prishtinë, 8 gusht - PGJK konsideron se Kosova, jo më fajin e vetë, është 20 vjet në vonesë me reforma ekonomike dhe implementimin e tregut të lirë në sektorët strategjikë ekonomikë. Aktualisht, më shumë se 90% e potencialit të gjithëmbarshëm ekonomik, strukturë kjo e trashëguar nga sistemi i kaluar, akoma është në duar të shtetit, jashtë tregut të lirë që sjell profit, jashtë konkurrencës së lirë.
PGJK vlerëson se Kosova është në një moment delikat të reformave ekonomike, ngjashëm më Rusinë e vitit1992, kur forcat bolshevike në Dumën ruse shkarkuan reformatorin Gajdar dhe ekonomia ruse mbeti shumë prapa Kinës, Indisë ,Brazilit, Polonisë...
PGJK konsideron se qasja ndaj tregut të lirë dhe privatizimit të sektorëve strategjikë, si
i vetmi potencial dominues ekonomik që kemi për tërheqje të investimeve të huaja, dhe si mundësia e vetme e një zhvillimi dinamik ekonomik, fatkeqësisht është politizuar, duke
mbizotëruar në këto polemika mentaliteti i vjetër etatist-komunist. Për pasojë, mund të shkaktohen vonesa edhe më të mëdha në reforma, thellim i varfërisë ekstreme në vend dhe rritje e korrupsionit e krimit të organizuar.
“Po të ishte PGJK-ja vendimmarrëse, ne do të ofronim, pa hezitim, investitorëve seriozë KEK-un dhe PTK-në, për vlerë simbolike respektive vetëm 1 dhe 2 CENT, më kusht që vlera e kualifikuar e aseteve të privatizuara të investohet urgjentisht në zhvillim, modernizim, konkurrencë dhe efikasitet ekonomik të këtyre degëve, gjersa autostrada Vermnicë-Merdare do financohej nga kreditë e jashtme. Ne nuk do të përdornim mjetet e privatizimit për nevoja buxhetore”, thuhet në komunikatën për opinion të kësaj partie.
“PGJK-ja kërkon nga institucionet vendore, partitë politike, shoqëria civile dhe subjektet tjera të përfshira në politizim të panevojshëm të reformës ekonomike lidhur më privatizimin e sektorit strategjik ekonomik, që të heqin dorë nga polemikat e tilla të mentalitetit etatist-komunist, të cilat japin sinjale refuzuese e neveritëse karshi
investimeve të jashtme. Një gjë e tillë është e dëmshme për imazhin e shtetit dhe po kështu dëmtohen seriozisht shanset reale të thithjes së investimeve të jashtme, e që
mund te rezultonte më pasoja shumë serioze për zhvillimin e vendit”, vlerëson në fund kreu i kësaj partie, Daut Maloku