Vritet një shqiptar në Siri

Sami Abdullahu nga Shkupi u vra gjatë kësaj jave në Siri në luftën e tij përkrahë kryengritësve sirian kundër forcave të regjimit të Bashar al – Asadd. Siç bëhet e ditur ai u vra në përleshjen për çlirimin e burgut Alepo.
Abdullahi ishte hoxhë dhe së fundi i angazhuar si imam në Bremen të Gjermanisë. Ai ishte i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e komunës së Likovës. Ai ka qenë pjesëmarrës edhe në luftërat e Kosovës dhe Bosnjës, transmeton INA.
Abdullahu është shqiptari i dytë i vrarë në Siri, pas të ndjerit Rasim. N nga Gostivari, i cili u vra në maj të këtij viti, duke qenë pjesë e lëvizjes opozitare “Jabha al – Nusrah”./Indeksonline/