E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibish Ahmeti, kandidat i vetëm i Vetëvendosjes për kryetar të Suharekës

Lëvizja Vetëvendosje! në Suharekë ka filluar sot procesin zgjedhor për kandidatin për kryetar të këtij qyteti. Zgjedhjet kanë filluar në të gjitha degët dhe nëndegët e Vetëvendosjes në ora 10:00.

Kryetari i VV-së në Suharekë, Leonrad Shala tha se në garë për kryetar të Suharekës është vetëm dr. Ibish Ahmeti. “Dr. Ibish Ahmeti është kandidati i vetëm që po garon për kandidat për kryetar të Suharekës. Nëse ai i merr mbi 50 për qind të votave, Ahmeti do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Suharekës”, tha Shala për “PrizrenPress”. Sipas tij, rezultati i procesit zgjedhor do të publikohet të martën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›