Vritet numri dy i Al-Kaedës

Militanti islamik, Moktar Belmoktar, u vra nga ushtarët e Çadit në Mali. Lajmi u mesua nga Television Shteteror i Çadit, por nuk është konfirmuar nga burime te tjera.
Deklarata e ushtrise shpjegon se sulmi ndodhi ne malet Adrar de Ifhogas. Nje baze xhihadiste u shkaterrua si dhe u vranë disa terroriste, mes te cileve edhe Moktar Belmoktar.
Gjate ofensives u sekuestruan 60 automjete dhe pajisje ushtarake. Ish-lideri i Al Kaedës thuhet se urdheroi sulmin në impiantin e gazit në Algjeri, ku mbeten të vrare 37 pengje.
Raportimet per vrasjen vijne nje dite pas Presidenti i Çadit, Idris Debi bëri publike vrasjen e militantit të Al-Kaedës, Abdelhamid Abou Zeid, gjate perleshjeve te armatosura ne veri te Malit.
Vdekja e tij pritet te konfirmohet pas analizave te ADN-se. Ai besohet se ishte numri i dy i Al-Kaedes ne Magrebin Islamik, organizate qe po perballet me trupat nderkombetare ne Mali.
Ushtria franceze, qe drejton ofensiven ushtarake ne veri te ketij vendi, nuk ka konfirmuar asnjeren prej vdekjeve./Indeksonline/