E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet polici nga 5 shqiptarë të arratisur nga burgu i Trikallas

Një polic grek u vra nga 5 shtetas shqiptar, të arratisur nga burgu i Trikallas.

Referuar mediave greke,  bëhet e ditur, se polici 37 vjeçar ishte në postbllok kur i është kërkuar të ndalojnë për një kontroll makinës me të cilën udhëtonin të dyshuarit si autorë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në Distomo dhe shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov kundër policëve duke lënë të vrarë policin 37 vjeçar, baba i dy fëmijëve.

Mësohet se, shqiptarët e arratisur kanë çarmatosur policët dhe janë larguar nga vendngjarja me makinën e policisë. Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh gjatë gjithë natës për kapjen e tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›