Vuçiç: Duam marrëveshje, por sipas interesave tona
SERBI - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se askujt nuk do ti interesonte që problemi i Kosovës të qëndroi i pazgjidhur.
Ai ka shfaqur shpresën se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë dhe se Serbia dëshiron që të arrijë marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën.
“Por, kjo marrëveshje, të jetë në harmoni me interesat elementare shtetëror dhe nacionale serbe”, ka thënë Vuçiç, raporton Tanjug. “Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për bisedime... me ndërmjetësim të BE-së. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me të, por me Prishtinën që nuk ka dashur të bëjë asnjë lëshim, e nga pala serbe kjo është kërkuar vazhdimisht”, transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)