Vucic do të shërbehet me gota e pjata me shqiponjë (foto)

Shqipëria ka përgatitur një pritje të veçantë për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili do të qëndrojë për vizitë dyditore në Tiranë.
Në Pallatin e Brigadave, kryeministri serb do të gostitet me pije e ushqim të servirur në gota e pjata me dekor shqiponjën dykrenore.
Në fakt, ky servis është pjesë e pritjeve zyrtare për të gjithë të ftuarit në këtë pallat dhe përdoret prej shumë dekadash, por në një ditë si kjo e sotmja, merr një kuptim special, njofton gazeta Panorama.


