E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vuçiç takim me Ambasadorin rus: Të vendoset sa më shpejt paqja në tokën evropiane

Situata gjeopolitike, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh ishin në qendër të bisedën në takimin e mbajtur mes Ambasadorit e Rusisë në Serbi Aleksandër Bocan-Kharchenko me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit pasi falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, deklaroi se shpreson se paqja shumë e nevojshme në tokën evropiane do të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën në Kosovë, ku presidenti Vuçiç theksoi se Serbia kundrejt të gjitha sfidave, vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe bashkëpunimi dhe se mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›