E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Honda, pa asnjë fitore në këtë sezon

Botërori 2022 i MotoGP do të vendoset vetëm në Valencia. Në përfundim të garës atje, kampioni do të vendoset midis Francesco Bagnaia e Fabio Quartararo, kur piloti italian i Ducatit është 23 pikë në favor të francezit të Yamahas, Por nëse këta dy pilotë janë të përqëndruar në fitimin e trofeut, ka edhe skuadra të tjera që mendojnë të mbledhin thërrimet e këtij kampionati të Moto GP. Bëhet fjalë për Hondën, që shpreson të sfumojë imazhin katastrofik, pas viteve të dominimit të diktuar kryesisht nga prania e një kampioni si Marc Marquez.

Në fakt, prezenca jo konstante e pilotit spanjollit në botërorin e Moto GP, këto dy vitet e fundit, ka zbuluar sesi prodhuesi japonez u ka ofruar pilotëve të tij një motor që nuk i përshtatej aspak emrit të tij, e duke u munduar të maskonte të metat e tij, me klasin e numrit 93 në telajo. Deri tani, në këtë botëror të 2022, Honda mbetet e vetmja skuadër që nuk  ka marrë asnjë fitore.

Vendi i tretë i Pol Espargaro në debutim u duk si një rilindje për Hondën, por vetëm kaq. Honda e gjen veten edhe një herë në këmbët e Markezit, që kërkon podiumin e 140-të në një botëror, i cili do t’i siguronte vendin e pestë në renditjen e pilotëve me më shumë podiume në kategori të ndryshme, pas vetëm Valentino Rossi me (235), Giacomo Agostini (159), Dani Pedrosa (153) dhe Jorge Lorenzo (152).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›