Britani/ Johnson- Sunak, një numër në rritje i anëtarëve të kabinetit shpallin mbështetjen për dy emrat e lakuar

Numri i ministrave të kabinetit qeveritar në Britani, që po dalin publikisht me mbështetjen e tyre për një kandidat të caktuar po rritet.Sot pasdite, Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, deklaroi mbështetjen e tij për Boris Johnson.
Disa ministra të tjerë kyç të kabinetit që mbështesin ish-kryeministrin janë:
Sekretari i Nivelimit, Simon Clarke
Sekretari i Biznesit, Jacob Rees-Mogg
Sekretari i Irlandës së Veriut, Chris Heaton-Harris
Alok Sharma, President i COP26
Kancelari i Dukatit të Lancaster, Nadhim Zahawi
Sekretarja e Transportit, Anne-Marie Trevelyan
Këtë pasdite Sekretarja e Kulturës Michelle Donelan tha se ajo po mbështet, Rishi Sunak.
Më poshtë mbështetësit e kabinetit në kampin e Sunak:
Sekretari i Brendshëm, Grant Shapps
Sekretarja e Tregtisë Ndërkombëtare, Kemi Badenoch
Sekretarja e Punës dhe Pensioneve, Chloe Smith
Deputeti konservator: Johnson do të jetë në fletëvotim nesër
Paul Bristow, deputeti konservator për Peterborough, ka folur për BBC.
Ai thotë se do të mbështesë ofertën e Boris Johnson për udhëheqje.
Johnson nuk ka deklaruar nëse do të jetë si kandidat, por Bristow thotë se “ish-kryeministri do të jetë në fletëvotim nesër”.
“Unë jam i sigurt se Boris i ka numrat, kam besim se Boris do të jetë në këtë garë për ta fituar atë,”- thotë ai.
Deputetët konservatorë kanë afat deri nesër në orën 14:00 për të mbledhur mbështetjen e 100 deputetëve, nëse dëshirojnë të kenë një vend në fletëvotim.
Bristow thotë se Johnson ka një mandat dhe se “ai fitoi bindshëm” zgjedhjet e vitit 2019.
I pyetur nëse prioritetet e qeverisë kanë ndryshuar që nga zgjedhjet e 2019-ës, Bristow thotë se duhet parë përtej Brexit-it sepse ka “shumë për të bërë”.
Ai pranoi trazirat aktuale ekonomike, por thotë se ato janë shkaktuar nga pandemia Covid-19, si dhe lufta në Ukrainë.
Sunak qëndron i heshtur ndërsa del nga shtabi i fushatës
Rishi Sunak është parë duke dalë nga selia e tij qendrore e fushatës në Londër, në sediljen e pasme të një makine. Ai doli pas orës 16:00 dhe nuk foli me shtypin, raporton Press Association. Ai injoroi pyetjet për garën e lidershipit dhe nëse do të bëhet kryeministri i ardhshëm.
“Johnson ka mësuar nga gabimet e tij,”- thotë mbështetësi
Deputeti i Buckingham-it, që mbështet Johnson-in, Greg Smith, i tha programit të BBC-së se ka pasur dy telefonata me ish-kryeministrin dhe është siguruar se do të drejtojë një administratë shumë të ndryshme të Downing Street.
“Unë mendoj se të gjithë ne e humbëm durimin për çështjen e Partygate. Por unë mendoj se ai ka mësuar vërtet nga ato gabime. Ai po premton një Downing Street shumë ndryshe, më të shtrënguar, nëse do të jetë sërish kryeministër,” thotë Smith.
Deputeti thotë se Johnson “e kupton zhgënjimin që kishin njerëzit”. Ai ka përjetuar poshtërimin për t’u larguar nga Downing Street disa vjet pasi fitoi një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave dhe është absolutisht i vendosur që kryeministri i ri Johnson do ti rregullojë ato probleme”. BBC
/rtsh.al/