E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuciniç: Do ta fitojmë titullin

Sulmuesi i Romës, Mirko Vuciniç, ka deklaruar se Roma tani është favorit për të fituar Ssucetton, gjithnjë pas fitores 2-1 ndaj Atalantas që i dërgoi romakët në pozitën e parë në tabelë.

"Interi ishte në vendin e parë kur ishte, tani ne jemi të parët...është me rëndësi të vazhdojmë kështu. është një gjë e mrekullueshme, të shpresojmë se do të zgjasë".

"çdo ndeshje është e vështirë. Ne e dimë rëndësinë e derbit ndaj Lazios. Por, grupi ynë është i bashkuar dhe sakrifica është ajo që bën diferencën", deklaroi Vuciniç. Fundjavën që vjen, Roma zhvillon derbin kryeqytetas kundër Lazios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›