Artistët e rinj, projekt për punësimin në TOB
Diplomantët e Akademisë së Arteve dhe artistët e rinj të valles, këngëtarët lirikë, instrumentistët dhe balerinët tanimë mund të punësohen pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Projekti "Fondi Publik i Të Rinjve" që ka nisur prej tre vitesh nga Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin ndërmjet artistëve me një fond prej 7,5 milionë lekësh për 25 vende pune nga 60 konkurrentë. Drejtori për Artin dhe Librin Besian Pesha e prezanton këtë si një urë për artistët e rinj drejt bërjes së njohur mbi skenë dhe përfshirjes në strukturat artistike kombtare.
Gjatë vitit ka nisur të zbatohet dhe fondi i ekselencës prej 3 milionë lekësh për afrimin në skenën shqiptarë të artistëve të njohur në skenat evropiane e amerikane si dirigjenti Bujar Llapaj, Sopranoja Inva Mula, mjeshtri i baletit Angjelin Prejlocaj apo tenori Josif Gjipali. Ndalja e eksodit të talenteve është lajtmotivi i këtij investimi në vlerat dinamike të artit kombëtar.