Vuçiq: Kushti i shtatë ishte i panjohur për ne

Në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiç tha se për Qeverinë serbe është më e rëndësishëm se çfarë deklaron, Bashkimi Evropian dhe këtë, sipas tij, e ka sqaruar shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Degert, i cili ka thënë se kushtet e BE-së, janë ato që kanë qenë deri tani.
Vuçiq, megjithatë deklaroi se qeveria e Serbisë nuk bënë të bëhet e shurdhër sepse, si thotë ai, ndikimi i grupit të partive gjermane, CDU / CSU është shumë e rëndësishme dhe i madh.
Zëvendëskryeministr Viçiq tha se Qeveria serbe nuk e ka komentuar këtë pikë, që ka të bëje me marrëveshjen kontaraktuale Serbi –Kosovë, për shkak se ky është qëndrimi i një partie politike dhe jo Gjermanisë apo BE-së.
Zyrtari lartë i partisë së kancelares Merkel, Andreas Shokenhof dje në Beograd i ka prezantuar shtatë pikat që i pret Gjermania nga Serbia në rrugën drejtë BE, duke theksuar se nuk është fjala për kurrfarë kërkesash të reja – veç për kriteret që i janë prezantuar “jo vetëm qeverisë së mëparshme dhe parlamentit, por edhe përfaqësuesve te të gjitha partive dhe grupeve politike në legjislaturën e mëparshme”.
Katra nga këto kushte janë të lidhura me Kosovën.
Pika e shtatë që ka nxitur reagime në Beograd thotë: Me përafrimin e anëtares nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund ti realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht.