Higuain dhe Messi janë si femra

Zambrano, realizues i golit të Perusë kundër Gauçosëve në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin botëror 2014, tha për depor.pe se Higuain dhe Messi vazhdimisht ankoheshin gjatë duelit, derisa ky i fundit kishte deklaruar se “ishte një luftë me tepër se futboll”.
“Messi nuk u vërejt shumë, ai ishte i frikësuar. Ne i kishim borxh tifozëve tanë dhe shfaqëm lojë të mirë”, deklaroi futbollisti i Eintracht Frankfurtit. “Higuain dhe Messi janë si femrat dhe ankoheshin për gjithçka. Për më tepër, Higuain u mundua të më provokonte gjatë gjithë kohës, por sjellja ime ishte mbi të dhe nuk lejova të ketë sukses. Ata mendojnë se janë të paprekshëm dhe pikërisht këtu gabojnë sepse futbolli është për burra”, shtoi ai.
Pavarësisht barazimit, Argjentina vazhdon të kryesojë në renditjen e Amerikës së Jugut me 14 pikë nga shtatë ndeshje. Peruja është e shtata me shtatë pikë nga po aq duele.