E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vujanovic kushte per raportet me Kosoven

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës.


Në një intervistë për një radio lokale, Vujanovic ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë dritën jeshile për shkëmbimin e ambasadorëve derisa në Kosovë nuk do të jetë pranuar bashkësia etnike malazeze.

“Kusht për shkëmbimin e ambasadorëve është që Prishtina të gjejë hapësirë për përfaqësimin autentik të malazezëve në Parlamentin kosovar”, ka pohuar Vujanovic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›