Qyteti meksikan mbetet pa asnjë forcë policie

Qyteti meksikan i Guadalupes ka mbetur pa asnjë forcë policie, pasi edhe oficeri i fundit është rrëmbyer.
Shtëpisë së Erika Gandaras iu vu zjarri para se të rrëmbehej, theksoi zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Të gjithë kolegët e saj kishin dhënë dorëheqje ose ishin vrarë në “luftërat” rajonale të drogës.
Mbi 30 mijë persona janë vrarë nga dhuna në lidhje me drogën që prej vitit 2006, kur Presidenti Kalderon shpalli goditjen mbi kartelet.
Gandara 28-vjeçare kishte patrulluar në qytetin e saj prej 9 mijë banorësh që prej muajit qershor.
“Asnjë polic nuk dëshiron të vijë këtu”, kishte deklaruar ajo për AFP-në më herët gjatë vitit.
Guadalupe është rreth 5 km larg kufirit me SHBA-të dhe 60 km larg Ciudad Juarezit, qendrës së operacioneve të kontrabandës në Shtetet e Bashkuara.