E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja dhe Rusia dëbojnë diplomatët

Ministria e Jashtme spanjolle tha se Spanja dhe Rusia  kanë dëbuar diplomatët njëra-tjetrës në një lëvizje "hakmarrëse".

Ministria tha se dy diplomatë rusë janë dëbuar një muaj më parë për “aktivitete të papërputhshme me statusin e tyre”- një frazë që zakonisht nënkupton përfshirje në aktivitete spiunazhi.

Thuhet se Rusia ka reaguar në të njëjtën kartë duke dëbuar dy diplomatë spanjollë.

Ministria tha se të dy qeveritë e konsiderojnë të zgjidhur incidentin dhe se vizita e planifikuar në Moskë më 17 janar e ministres së jashtme spanjolle Trinidad Jimenez do të zhvillohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›