E Diel, 1 Nëntor 2026

Vulin: Bisedime me Prishtinën por jo me kushte

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Aleksandër Vulin, deklaroi sot se Beogardi është i gatshëm për rinisjen e bisedimeve me Prishtinën, por nuk pranon kushte.
 

“Ne jemi të gatshëm për negociata dhe dëshirojmë të bisedojmë, këtë e kemi përsëritur disa herë, por nuk dëshirojmë që të na vendosen asnjë kusht për këto bisedime”, i tha Vulin RTS-së.

“Serbia nuk hynë në negociata për ta lexuar listën e utlimatumeve, por dëshiron t`i përfaqësoj interesat e qytetarëve që jetojnë atje, megjithëse ka të tillë, që mund të thonë se çfarë na duhen bisedimet kur është hequr mbikëqyrja e pavarësisë”, tha më tej Vulin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›