Vulin: Nuk ka datë për të cilën do ta pranonim Kosovën

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se nuk ka datë për të cilën Serbia do ta pranonte pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se ”disa popuj të mëdhenj e të largët thonë se se ndoshta e kemi merituar ose jo datën, se nuk është bërë mjaft dhe se kurrë nuk është mjaft edhe pse Serbia ka bërë më së shumti atë që ka mundur dhe atë që ka guxuar”, njoftojnë mediat serbe.
”Nëse është ashtu, dua të them se jemi edhe të guximshëm e edhe të durueshëm, porse askush nuk është aq i guximshëm dhe aq i durueshëmn sa që për çfarëdo date në botë të njohë Kosovën, të pranojmë se nuk ekzisotojmë. Nuk ka datë për të cilën do ta njihnim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vulin në solemnitetin me rastin e vëllazërimit të komunave (serbe) të Zeçanit dhe të Mitrovicës me komuna nga Republika Sërpska./Indeksonline/