E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulin: Nuk shuhen strukturat paralele

Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se institucionet serbe në veri nuk do të shuhen.

Vulin ka thënë televizionin “Palma Plus” në Serbi, se qeveria e Serbisë do të vazhdojë financimin e tyre edhe në të ardhmen.

Sipas tij, veriu i Kosovës nuk do të pengojë në fillimin e bisedimeve për pranimin e Serbisë në BE.

Duke folur për rezolutën për Kosovën të miratuar dy ditë më parë nga Parlamenti Evropian, Vulin ka thënë se kjo rezolutë nuk është e detyrueshme dhe se Serbia është mirënjohëse për pozicionin parimor të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›