E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre dialogë për veriun

Nëse dëgjohen zyrtarë të BE-së për Kosovën janë tre dialogë janë të nevojshëm.

"Një ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, një tjetër mes autoriteteve të Prishtinës dhe serbëve në veri, dhe e treta mes serbëve nga të dyja anët e lumit Ibër", ka thënë për SETimes zëdhënësi për zyrën e BE-së në Kosovë Stojan Pelko,.
Në artikull thuhet se shqiptarët e Kosovës insistojnë se zgjidhja për veriun e Kosovës të bazohet në Planin e Ahtisaarit që ishte bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, por serbët e Kosovës dhe Beogradi refuzojnë.

Në një protest më 30 janar serbët e Kosovës kishin përsëritur se ata nuk i njohin institucionet e Prishtinës, dhe duke kërkuar që Beogradi të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel deri më tani.

"E vetmja zgjidhje e qëndrueshme është ajo për të cilën të dyja palët do të bien dakord. Pra, kjo përgjegjësi u përket palëve në dialog. Zgjidhja për këtë çështje duhet të jetë një zgjidhje e vërtetë për Kosovën, jo e modeluar pas shembuj të tjerë", tha Pelko.

"Në thelb, pakoja e Ahtisaarit është edhe skenari dhe plani i vetëm i cili është në përputhje me vlerat evropiane dhe konceptin e patriotizmit kushtetues, i cili përbën formon bazën e shtëpisë evropiane", ka thënë Labinot Greiçevci për SETimes.
Zgjidhja, megjithatë, vazhdon të varet nga institucionet paralele në veri të Kosovës.
Slobodan Samarxhiç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, mendon se Serbia duhet të ruajë institucionet e saj në veriun e Kosovës me çdo kusht, pasi ato janë vendimtare për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë dhe të serbëve të veriut të Kosovës.

"Çdo zgjidhje tjetër që do të përfaqësojnë institucionet në Kosovën e pavarur do të jetë shkatërruese për serbët dhe Serbinë, e cila do të dorëzojë në këtë mënyrë një pjesë të territorit të saj. Serbia duhet t'i ruajë ato institucione", tha Samarxhiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›