Vulin: Serbët në Kosovë pa mbrojtjen e askujt

Serbët në Kosovë do të jetojnë më mirë për herë të parë pas disa kërkesave të tilla, ka thënë kreu i zyrës serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin.
“Nëse më pyesni se kush i mbron serbët në Kosovë, veçanërisht ata në jug të Ibrit, unë do ju them se nuk i mbronë askush. Nëse nuk do të ishte Serbia a mendoni se ata do të mbijetonin? Nuk mund tu garantohet një jetë më e mirë, nuk mund tu garantohet siguri e mirë”, ka thënë Vulin.
Ai ka thënë se është i habitur që komuniteti ndërkombëtar “nuk po bënë asgjë për arrestimin e personave që kryejnë krime ndaj serbëve”.
“Ne nuk kemi askën. Serbët në Kosovë nuk kanë besim në EULEX-in ose kanë pak. Gjendja e tyre është shumë më e rënd në very. Kështu që ne kemi UNMIK-un dhe KFOR-in”, ka nënvizuar ai.