Finlanda përgatitet për shpërbërjen e eurozonës

Tuomioja e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për të përditshmen britanike “Daily Telegraph”, në të cilën deklaroi: “Qeveria finlandeze është përgatitur për rënien e valutës së vetme evropiane me një plan operativ për çdo situatë të mundshme.
Nuk ka rregulla sesi të braktiset eurozona, kjo është vetëm çështje kohe. Kjo që po ndodh është katastrofë. Askush në Evropë nuk dëshiron ta braktisë eurozonën”, tha ai.
Ministri i qeverisë së koalicionit në Finlandë theksoi se thyerja e monedhës së përbashkët nuk shpërbën Bashkimin Evropian, por përkundrazi.
"Por më lejoni të shtoj se thyerja e euros nuk do të thotë fundi i Bashkimit Evropian. Kjo mund të bëjë që BE-ja të funksionojë më mire”, shtoi Tuomioja.
Qeveria e Finlandës ka të drejtë vetoje për bllokimin e masave të reja shpëtuese dhe po përpiqet që Greqia dhe Spanja të japin garanci për borxhet./Start/E.G/
2012-08-17 12:16