E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Lezhës: Sektori i ndërtimit s`paguan taksat

Edhe pse taksat dhe tatimet janë të detyrueshme për tu paguar, sektori i ndertimit rezulton te jete debitor ne bashkine e Lezhes, duke ndikuar edhe ne realizimin e te ardhurave per kete njesi vendore. Ndertimi ze peshen kryesore te te ardhurave ne bashkine e Lezhes, kjo ka sjelle uljen e tyre, ndersa kerkohet qe te gjendet nje kompromis per shlyerjen e detyrimeve per te mos ardhur tek pasojat.
 

Kreu i bashkise se Lezhes Viktor Tushaj, për të zgjidhur këtë ngërc të krijuar mes detyrimeve të biznesit privat dhe bashkisë ka vendosur që brenda muajit shtator të krijohet nje task-force për vjeljen e këtyre detyrimeve.
Identifikimi i rreth 110 subjekteve te paregjistruara me pare ne bashkine e Lezhes, nuk kane dhene ende pritshmerine per rritjen e treguesve te te ardhurave.
 

Sipas kreut te Bashkise, Viktor Tushaj, edhe ne kete drejtim nuk do te kete neglizhence dhe do te veprohet deri ne regjistrimin e plote te ketyre subjekteve si dhe shlyerjen e detyrimeve te tyre ndaj Bashkise. Në rast kundravajtje me ligjin parashikohen penalitete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›