Vulin: Serbia është e bindur në argumentet e veta

Vulin ka thënë se qëndrimi rreth negociatave me Kosovën është marrë dhe negociatat veç kanë filluar.
“E kemi marrë pozicionin aktiv, jemi nisur të parët, të parët kemi thënë se po duam negociata politike, kemi thënë në cilin nivel i duam. Na mbeti neve të presim që pala shqiptare përfundimisht të përcaktohet se këtë vërtetë dëshiron dhe të kuptojë se heqja e pavarësisë së mbikëqyrur nuk është diç që i ka ndryshuar gjerat qenësisht”, ka thënë ai.
Ai këtë e ka quajtur “gabim tragjik të bashkësisë ndërkombëtare” sepse në Kosovë nuk po ndodh asgjë pa ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Vulin ka theksuar se hapja e standit të librit në panair, të Zyrës për Kosovën, ku për herë të parë janë prezantuar rreth 45 botues (serb) nga Kosova është edhe mesazh politik se Serbia do ta mbrojë Kosovën.
“Kultura është kulturë, por kultura nuk është vetëm kulturë, veç edhe politik. Ky është mesazh edhe kulturor edhe politik. Kurrë nuk ka ndodhur se krejt çka shkruhet dhe mendohet dhe shpresohet, të jetë bashkë nën një flamur, në një vend. Ky është mesazh politik se Kosovën do ta mbrojmë unanimisht”, ka rekomanduar Vulin, siç transmeton RTK.